Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmit që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.
Ai thotë se ndjen keqardhje për këtë rast duke shtuar se po përdoren metoda të turpshme e provokime nga disa anëtarë të Qeverisë për të mbuluar dështimet e tyre.
“Ndjej keqardhje për atë që ndodhi sot në sallën e Kuvendit të Kosovës para syve të qytetarëve dhe botës. U përdorën metodat më të turpshme, dhe janë shumë të mërzitshme mënyrat e provokimit që u bëhën qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre nga disa anëtarë të Qeverisë për të mbuluar dështimet e tyre. Dhuna e çfarë do forme është e papranueshme! Secili deputet është përfaqësues i popullit dhe duhet të zgjedh gjuhën, e të distancohet nga provokimet dhe dhuna. Jam i trishtuar nga pamjet!”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/