Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeDeputetët e PDK’së përleshen fizikisht në Kuvend me Ministrat e Albin Kurtit,...

Deputetët e PDK’së përleshen fizikisht në Kuvend me Ministrat e Albin Kurtit, shikojeni videon me çdo detaj të rrahjes së sotshme

Audio-incizimi i publikuar gjatë ditës së mërkurë ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa flet keq për deputetë të PDK-së në bisedën e saj me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ka rritur tensionet në mes të PDK-së dhe pushtetit, gjë që u reflektua edhe sot në Kuvendin e Kosovës.

Derisa Kurti provonte të argumentonte në foltore se s’i s’bashkëpunojnë me Radojicicin dhe se si kanë vepruar kundër tij, ka qenë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila e ka quajtur “rrenc” dhe në shenjë proteste ndaj fjalimit të Kurtit ka vendosur fotografinë e Kurtit të paraqitur si “pinokio”.

Pasi deputetja Musliu është kthyer në vendin e saj, ka qenë zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili i ka dhënë mision vetes të dalë dhe ta heq e ta shqyej fotografinë që deputetja Musliu ka vendosur tek foltorja. Pasi e ka bërë një veprim të tillë, Bislimi është kthyer në ulësen e tij.

Pas këtij episodi, ka qenë deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, i cili ka ecur drejt foltores së Kuvendit ku gjendej Kurti dhe e ka lagur kryeministrin me ujë. Pas kësaj Lushtaku i ka hedhur ujë edhe zëvendësit të Kurtit, Besnik Bislimit.

Numri dy i Qeverisë s’është duruar dhe e ka gjuajtur me shishe deputetin Lushtaku, veprim ky që ka çuar në eskalim të situatës, ku janë përfshirë edhe deputeti Hajdar Beqa, deputetë të Vetëvendosjes dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Në një moment deputeti Armend Muja është futur në mes të gjithë turmës, për të marrë nën mbrojtje kryeministrin Kurti të cilin edhe ka arritur ta skajoj, derisa zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi shihet teksa goditet me një shuplakë në gjithë atë tollovi../

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments