Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaLiburn Aliu dhe Albulena Haxhiu thonë se s’ka tërheqje të Policisë në...

Liburn Aliu dhe Albulena Haxhiu thonë se s’ka tërheqje të Policisë në veri

Dje, Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi se është arritur marrëveshje për disa pika bashkë me emisarin Miroslav Lajçak, për shtensionim të situatës në veri.

Në mesin e pikave të dakorduara është edhe ajo për zvogëlim të numrit të policëve në dhe rreth objekteve komunale.

Qeveria bëri të ditur se duke vlerësuar situatën, masa e policisë në komunat veriore do të reduktohet në 25%.

Lidhur me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo gjë do të bëhet në dakordim me KFOR dhe EULEX-in.

“Situata do të vlerësohet në bazë të situatës. Situata e sigurisë do të vlerësohet në vazhdimësi. Situata tensionohet – policia është aty” tha Haxhiu.

Të njëjtën gjë e pohoi edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili deklaroi se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet plotësisht nga veriu.

“Nuk ka tërheqje të Policisë, as nga ndërtesat komunale e as përreth” tha Aliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments