Është hapur konkursi për inspektorë shëndetësorë në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti thotë se siç kanë premtuar, numri i inspektorëve po rritet.
“Vetëm 12 inspektorë shëndetësorë ishin në Republikën e Kosovës. Shumë shpejt numri i tyre do të rritet për 25 sosh. Pra, po e bëjmë trefishimin e numrit të inspektorëve shëndetësor, duke e ngritur atë në 37. Kjo padyshim do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët”, thotë ai.
Të gjithë ju të kualifikuar për këtë pozitë ftoheni që të konkuroni.