Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMinatorët e Trepçës hyjnë në grevë, nuk u janë ekzekutuar ende pagat...

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, nuk u janë ekzekutuar ende pagat e qershorit

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë, meqë ende nuk u janë ekzekutuar pagat e muajit qeshor.

Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Ai ka thënë se vonesa e pagave s’është arsyeja e vetme e daljes në grevë, derisa ka pretenduar se po ka edhe keqmanaxhim në këtë ndërmarrje,

“Po, kjo është e vërtetë, minatorët janë në grevë për shkak se pagat e muajit qershor nuk kanë dalë. Ka vonesa në paga edhe arsyeja kryesore është kjo, por ka edhe arsye tjera, siç janë mungesa e kushteve”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse u është dhënë ndonjë arsyetim për vonesat në paga, Ibrahimi ka thënë se arsye është mungesa e mjeteve.

“Arsyeja është mungesa e mjeteve financiare në llogari. Prodhimi ka nis me ngec për shkak të keqmenaxhimeve që po bëhen këtu dhe normal financat nuk po realizohen sipas nevojave”, ka thënë Jonuzi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments