Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeSPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit një ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Mbledhja nis në orën 16:00, ku do të diskutohet mbi heqjen e mandatit të deputetit, Ahmetajt.

Dy janë skenarët për këtë proces heqje imuniteti të ish zëvendës kryeministrit deputetit Arben Ahmetaj.

Skenari i parë:  Arben Ahmetaj heq dorë vullnetarisht nga mandati.

Skenari dytë:  Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet nga ku Ahmetaj mund të marrë pjesë apo të ketë përfaqësuesin ligjor sipas dëshirës.

Ky këshill formulon dhe e dërgon relacionin i cili duhet të votohet në kuvend. Në momentet kur kuvendi konfirmoi marrjen e kërkesës së SPAK, në kryesinë e kuvendit Taulant Balla mbase për herë të fundit drejtonte mbledhjen e grupit kuvendor socialist. Pak metra më tutje në vilën qeveritare 31 kryeministri Edi Rama vijoi normalisht agjendën e ditës së tij të punës.

Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të PD i dorëzoi kryetares të kuvendit këtë kërkesë për ti vënë në dispozicion materialet e dërguara nga SPAK dhe thirrjen pa asnjë vonesë të Këshillit për Rregulloren mandatet dhe imunitetin.

Koha kur SPAK e dorëzoi kërkesën është e mirë-kalkuluar pasi seanca e fundit e parlamentit për këtë legjislaturë  nga ku duhet votuar heqja imunitetit të Arben Ahmetajt,  është 20 Korrik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments