Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ndodhet në Moskë që nga 1 korriku, njoftoi media franceze Liberation, duke cituar shërbimet e inteligjencës perëndimore.
Sipas raportit, Prigozhin po mbahej në Kremlin dhe po negocionte me Putinin për fatin e Wagner.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi sot se Prigozhin dhe Putin u takuan më 29 qershor. Ai tha se takimi ka zgjatur tre orë dhe në të kanë marrë pjesë 35 persona.
Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti i Bjellorusisë, Aleaandar Lukashenko tha se Prigozhin ndodhet në Rusi dhe se çështja e zhvendosjes së mijëra luftëtarëve të tij në Bjellorusi ende nuk është zgjidhur.