Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Vigan Qorrollin zëvendësministër të Drejtësisë.
Duke e uruar për detyrën, Kurti i dëshiroi Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Bashkë me Hilmi Jasharin, Etrur Malokun, Bashkim Hysenin, Bardh Bokshin dhe Shukri Sylejmanin, Qorrolli kandidoi për pozitën e gjyqtarit në Gjykatë Kushtetuese, dy vite më parë.
Qorrolli është jurist i diplomuar teks që nga viti 2009 është edhe ligjerues në Universitetin e Prishtinës.