Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaRama: S’kam homolog, nuk jap koment

Rama: S’kam homolog, nuk jap koment

Të enjten për vizitë në Kosovë ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministri shqiptar u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, por jo edhe me homologun, Albin Kurti.

Ky i fundit nuk tregoi gatishmëri për ta takuar pavarësisht se Rama tha se plotësoi merakun e Kurtit për nënshkrimin e 15 marrëveshjeve ndërshtetërore.

Refuzimi i Kurtit për tu takuar me Ramën erdhi pasi kryeministri i Shqipërisë anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive vetëm një ditë para se ajo të mbahej me arsyetimin se situata në veri dhe zhvillimet në Kosovë pamundësojnë mbajtjen e asaj mbledhjeje.

E pas takimit Osmani-Rama nuk ka pasur konferencë për media, gjersa lidhur me këtë takim është lëshuar një komunikatë për media nga Zyra e Presidencës.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani /Foto: Ridvan Slivova

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t’i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë, thuhet në njoftim.

Në raport me situatën e sigurisë në veri, presidentja Osmani theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Për më tepër, Osmani ka theksuar se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, Policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë, transmeton Telegrafi.

Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, u bisedua për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nga ana tjetër, sa i përket Samitit të NATO-s, Presidentja falënderoi Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë, ndërkaq ritheksoi rëndësinë e ecjes përpara me anëtarësim në Partneritet për Paqe, si hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO, i cili njëkohësisht do t’i kontribuonte stabilitetit afatgjatë në rajon.

Në takim thuhet se është i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

E pas takimit me presidenten Osmani, Rama ka shkuar në takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Rama thumbon Kurtin para gazetarëve: S’kam homolog

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thumbuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para gazetarëve pas takimit me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Rama: Albinit i shkruaj në WhatsApp, por rrallë ma kthen

Lexo po ashtuRama: Albinit i shkruaj në WhatsApp, por rrallë ma kthen

Rama para gazetarëve ka thënë se nuk mund të mbajë konferencë, sepse nuk e ka homologun, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti.

“S’kam homolog unë, nuk jap dot koment”, tha ai.

Konjufca: Propozimi i Ramës për Asociacionin, ka elemente që përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se raportet e kryeministrit Albin Kurti me kryeministrin Rama janë lënduar, por, sipas tij, “nuk janë acaruar sa për të mos u takuar”.

Konjufca tha se mbi të gjitha duhet të shihet interesi kombëtar dhe se raporti Rama-Kurti do të rregullohet.

I pyetur për propozimin e Ramës për Asociacionin, Konjufca tha se elemente të tij përmbajnë autonomi territoriale për serbët në Kosovë.

“Ai ka ndarë elemente të Asociacionit, mirëpo ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo mua më është dukur se në elemente të caktuara të propozimit të zotëri Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës. Kjo është në kundërshtim me interesin e kombit shqiptar dhe popullit të Kosovës”, deklaroi Konjufca.

Konjufca ka akuzuar Tiranën zyrtare edhe sa i përket pozicionit opsionit të shkëmbimit të territoreve.

“Republika e Shqipërisë ishte zyrtarisht në anën e opsionit të shkëmbimit territorial me Serbinë dhe mendoj se kjo e ka dëmtuar Republikën e Kosovës. Mendoj se e ka dëmtuar Kosovën edhe ideja e Ballkanit të Hapur, sepse ky është dallim nga ajo që ka nevojë Kosova. Dhe tani është edhe e treta ku ne jemi në të drejtën tonë dhe nuk po na kupton Republika e Shqipërisë. Mendoj se me këto pozicione Kosova mu

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments