Analisti i njohur Imer Mushkolaj ka thurur lëvdata për kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin.
Madje, Mushkolaj thotë se të tillë duhet të jenë kryetarët e tjerë që janë dembelë.
“Punëtorit zgjatja dorën!” tha mes të tjerash Mushkolaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot vlerësimi jem shkon për kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai ia ka dalë që qytetin ta transformojë dhe t’i jep pamje të re duke ndërtuar bulevardin, por paraprakisht duke liruar hapësirat e uzurpuara publike – një punë jo e lehtë në një vend të vogël, ku secili e njeh secilin. Kastrati duhet të jetë model për kryetarë të tjerë dembelë, duke filluar nga ai i Prishtinës. Punëtorit zgjatja dorën!