Policia e Kosovës të mërkurën rreth orës 22:00 në rrugën Stançiq-Gjilan ka identifikuar një automjet BMW me targa vendore për të cilin njësitet e Task Forcës–DRK-Lindje kishin informacion se merret me kontrabandim të mallrave nga republika e Maqedonisë veri në Republikën e Kosovës.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se janë gjetur 25 thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogram.
“Automjeti është arrit të ndalohet në hyrje të Gjilanit dhe gjatë kontrollit në ulëset e prapme dhe në bagazh të veturës kishte të ngarkuar 25 thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogramë dhe për të cilin mall nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen, andaj dyshohet për kontrabandë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit, lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme