Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeGoffus: Urgjentisht të ndërmerren hapa konkretë për shtensionim të situatës

Goffus: Urgjentisht të ndërmerren hapa konkretë për shtensionim të situatës

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, ka thënë se askush nuk duhet të tentojë një konflikt të ri në Evropë. 

Goffus u ka bërë thirrje dy palëve ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin zbatues të Ohrit.

“Kam ardhur këtu për të konfirmuar qëllimin e NATO-s për paqe e stabilitet. Nuk kemi parë progres nga Prishtina e Beogradi për deeskalim dhe kjo ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Kemi pasur numrin me të madh të ushtarëve të lënduar të KFOR-it që nga viti 1999. Kjo është e papranueshme. Është urgjente për Prishtinën dhe Beogradin të ndërmarrin hapa konkretë për shtensionim, të dialogojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet”, tha ai në një deklarim për gazetarë, pas takimeve që ka pasur me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, raporton RTK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments