Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeAbdixhiku shkruan për takimin që kishte me gazetarë dhe opinionistë

Abdixhiku shkruan për takimin që kishte me gazetarë dhe opinionistë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka organizuar një takim për debat të gjetë më gazetarë dhe opinionistë.

Abdixhiku ka thënë pas takimit që “vlerësojmë dhe çmojmë secilin mendim, në veçanti të atyre që këto mendime i bëjnë publike – edhe kur pajtohemi, edhe kur nuk pajtohemi me to“.

”Vlerësojmë, mbi të gjitha, që Kosova ka nevojë për një mendim të guximshëm dhe të qartë, që rrugëtimin tonë euroatlantik e kthen në binarë“,  ka shkruar Abdixhku në Facebook, të mërkurën.

Ai po ashtu ka thënë se ”këtë mendim duhet ta ndërtojmë sot, në çdo pozicion tonin, partiak apo jopartiak pa dallim; dhe këtij mendimi duhet t’i kontribuojnë të gjithë“.

Takimi ëshë thirrur për shkak të situatës në Veri të Kosovës, ku partitë opozitare përfshirë LDK-ja kanë kritika ndaj Qeverisë të drejtuar nga Albin Kurti.

”Mes një diskutimi të hapur e shumë përmbajtësor, dëgjuam të gjitha pikëpamjet e pjesëmarrësve mbi gjendjen aktuale politike në vend. Diskutuam, trajtuam, morëm sugjerime, ide e komente dhe mbi propozimin tonë e mbi rrugën politike që të gjithë duhet ta ndërtojmë. Falënderoj gjithë pjesëmarrësit për përgjigje pozitive në ftesën tonë. E vlerësojmë si kontribut. E çmojmë secilin mendim“.

Abdixhiku ka thënë se do të vazhdojnë takimet e tilla me secilin akter në Kosovë.

“Do të vazhdojmë të takojmë e të flasim me secilin akter të Kosovës. Jemi në përpjekje të vazhdueshme për ndërtimin e një mendimi veprues, që ballafaqon theqafjen nacionale tek e cila jemi futur tash e një kohë të gjatë. Rruga jonë, e së ardhmes, zhvillimit, e një Kosove njëmendtë sovrane, e barabartë mes kombeve euroatlantike, është rrugë e paalternativë. Jam i bindur se shoqëria kosovare, populli i Kosovës, ka mjaftueshëm masë kritike ta ndërtoj këtë rrugë“, ka thënë ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments