Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmePresidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me shefin e ri të...

Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me shefin e ri të EULEX-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e ri EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano, të cilin e përgëzoi për fillimin e mandatit të tij.

Në takim me Pietro Barbano, Presidentja Osmani theksoi se bashkëpunimi me EULEX-in në suaza të mandatit aktual të këtij misioni dhe me institucionet tjera ligjzbatuese në vend është jashtëzakonisht i rëndësishëm, e në veçanti në këtë periudhë.

Tutje, Presidentja Osmani theksoi se Kosova, si vend që aspiron integrimin në institucionet euroatlantike, është e përkushtuar për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për të garantuar integritetin profesional dhe zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.

Në takim, Presidentja foli po ashtu mbi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar për tejkalimin e sfidave të sigurisë, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave, fëmijëve dhe komuniteteve joshumicë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments