Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, ka njoftuar se haxhiu Sulejman Koloriu, ka ndërruar jetë në Medinë.
“Pasi ka kryer ritin e Haxhit dhe ka shkuar në qytetin e Profetit (a.s.), Medine, për vizitë, pjesë e axhendës, haxhiu i nderuar ka ndërruar jetë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi
U informova nga drejtuesi i haxhit, z. Lauren Luli, se haxhiu Sulejman Koloriu ka ndërruar jetë në qytetin e bekuar të Medines.
Pasi ka kryer ritin e Haxhit dhe ka shkuar në qytetin e Profetit (a.s.), Medine, për vizitë, pjesë e axhendës, haxhiu i nderuar ka ndërruar jetë.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Koloriu dhe të afërmve të haxhiut.
I lutem Zotit që t’i ketë pranuar haxhin Sulejmanit dhe ta bëjë atë prej banorëve të Xhennetit Firdeus.
Vdekja është e hidhur gjithmonë, por është ligj!
Kur njeriu ndërron jetë fill pas kryerjes së haxhit dhe varroset në një qytet me Profetin (a.s.) është një shenjë shpresëdhënëse dhe lehtëson disi hidhërimin e familjarëve.
Qoftë i Xhennetit haxhiu i nderuar Sulejman Koloriu!