Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, janë parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Pas takimit, ata do ta lëshojnë një komunikatë për media.
Goffus dhe Ristuccia sot do ta takojnë edhe Presidenten Vjosa Osmani.
Takimi zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar në orën 16:00.