Menjëherë pas hapjes së pishinës së Gërmisë kanë nisur edhe kufizimet e para nga ndërmarrja që mbikëqyr pastërtinë e pishinës.
Ndërmarrja Publike “Sport Marketing” ka njoftuar se qytetarë të pakujdesshëm kanë hedhur ushqim në pishinë.
Për këtë arsye edhe është ndaluar rreptësisht marrja e ushqimit nga jashtë.
“Qytetarë të dashur, ju bëjmë thirrje dhe ju lusim që të kujdeseni për pastërtinë e ujit dhe hapësirave rreth pishinës sepse është në të mirën tonë dhe të fëmijëve tanë!” bëhet e ditur në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë i NP “Sport Marketing”:
Kjo është gjendja e tmerrshme e ujit pas daljes së vizitorëve nga pishina e Gërmisë!
Qytetarë të dashur, ju bëjmë thirrje dhe ju lusim që të kujdeseni për pastërtinë e ujit dhe hapësirave rreth pishinës sepse është në të mirën tonë dhe të fëmijëve tanë!
Për këto hapësira përkujdesen maksimalisht ata pak punëtor që ndërmarrja NPL Sport Marketing SH.A. i ka, prandaj na ndihmoni që ta mbajmë të pastër ambientin!
Ju faleminderit!