Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosova“Prishtina Parking” shqipton deri në 150 gjoba në ditë – Havolli: Të...

“Prishtina Parking” shqipton deri në 150 gjoba në ditë – Havolli: Të hyrat janë rritur deri në 60%

Kryeshefi i ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka thënë se kjo ndërmarrje shqipton 120 deri në 150 gjoba në ditë.

Sipas tij, në të kaluarën numri i gjobave të shqiptuar brenda ditës ka qenë deri në 200 sosh, por që me punën që është bërë në këtë ndërmarrje, numri i shqiptimit të gjobave ka rënë.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se duke marr parasysh që kjo ndërmarrje ka përmirësuar qeverisjen e zonave të parkingjeve, ka pasur ngritje të të hyrave deri në 60 për qind.

Sa i përket uljes së numrit të gjobave të shqiptuara, Havolli tha se është i kënaqur që ka arritur ta reduktoj gjobën si mekanizëm, pasi sipas tij tani mesatarja mund të jetë rreth 120 gjoba në ditë, dhe ai shtoi se ulja e numrit të gjobave ka ndodhur pasi që janë shtuar shërbimet për qytetarët.

“Mesatarisht gjoba brenda një ditë shqiptohen rreth 130 deri 150 gjoba, ky nivel ka qenë më i lartë dhe jam mjaftë i kënaqur që kemi arritur ta reduktojmë gjobën si mekanizëm sepse tani më mesatarja  mund të jetë rreth 120, në të kaluarën ka mundur që të jetë deri në 170 ose 200 gjoba brenda ditës. Tani e kemi reduktuar në 120, 130 rrallë në disa raste mund të shkojë deri në 140, por kryesisht sillet rreth 120 brenda ditës. Bindja jonë e plotë se kjo është e ndërlidhur edhe me faktin që ne e kemi shtuar shërbime të reja”, tha ai.

Kryeshefi i “Prishtina Parking” tha se kjo ndërmarrje ka pasur rritje substanciale të të hyrave nga pagesa me sms.

Sipas tij, nëse krahasohen pesë muajt e parë të këtij viti me pesë muajt e parë të viti të kaluar ka pasur 60 për qind rritje të të hyrave, që në vlerë i bie 232 mijë euro.

“Nën një vetëdija e qytetarëve është rritur se parkingu duhet që të paguhet dhe dërgojnë sms vazhdimisht për të realizuar pagesën. Kemi një rritje substanciale të numrit të sms-ve dhe tash nëse e krahasojmë pesë muajt e parë të këtij viti, në krahasim më pesë muajt e parë të viti të kaluar kjo rritje është rreth 60 për qind, që është rritje mjaftë e fuqishme. Hapësirat që i kemi nënë menaxhim i kemi të rriturat diku me rreth 20 për qind, pra rritja nuk është si rezultat i rritjes së hapësirës por si rezultat i rritjes së vetëdijes”, tha ai.

Ai po ashtu theksoi se kjo ndërmarrje ka pasur rritje tek të hyrat e parkingjeve me laura deri në 40 për qind.

“Esenca është që ne minimalisht të implementojë mekanizmin e gjobës dhe maksimalisht të kryej shërbimin tonë më të cilën jemi të autorizuar. Të gjitha kategori e të hyrave kemi rritje substanciale, në parkingjet me laura me rreth 40 për qind, hapësirat janë të zvogëluar pra e kemi përmirësuar qeverisjen e këtyre zonave. Kemi rritje substanciale të të hyrave me sms për rreth 60 për qind, te pjesa e gjobave nuk kemi rritje. Por sigurisht edhe fakti që ne që nga shkurti i këtij viti kemi filluar që të aplikojmë edhe një shërbim shtese për qytetarët që dërgojnë sms, ku në min e 50 i njoftojmë që ju kanë mbetur edhe dhjetë min kohë për tu parkuar dhe kjo ju mundëson që të ridërgojnë sms”, tha ai.

 

PROMOTED CONTENT
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments