Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeShkon në tre numri i të arrestuarve nën akuzat për kurdisje të...

Shkon në tre numri i të arrestuarve nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve

Shkon në tre numri i të arrestuarve nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve
Para 15 min

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetim të Krimeve Ekonomike ka bërë të ditur se ka shkuar në tre numri i të arrestuarve për krudije të ndeshjeve në basketbollin vendor dhe atë ndërkombëtar.

 

Fillimisht u bë e ditur se ishin arrestuar trajneri Arbnor Rifati dhe gjyqtari i basketbollit, Daut Mehmeti, por tani është edhe një person i tretë.

Pa ofruar ndonjë emër, Drejtoria për Hetim të Krimeve ekonomike ka lëshuar njoftim se tani ka shkuar në tre numri i të arrestuarve.

Arbnor Rifati dhe Daut Mehmeti arrestohen nën akuzat për kurdisje

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë”, thuhet fillimisht në atë njoftim.

“Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

“Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se janë në bashkëpunim me autoritetet për zbardhjen e këtij rasti që mund të lë një njollë në basketbollin vendor, duke ditur se është e përfshirë edhe FIBA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments