Indeksonline mbrëmë ka raportuar për një rast tjetër të rëndë në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë. Një person ka pësuar lëndime të rënda në Pejë, pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në shtëpinë e tij.
Personi i lënduar është emër i njohur që shumë vite në Pejë në profesionin e tii si picamen. Llesh Kolgjeraj ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Pejës.
‘Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë. Për rreth një orë e kemi reanimuar dhe kemi arritur t’a kthejmë ritmin. Pra pas një maratone të reanimimit kardiopulmonar. E kemi referuar në repartin intensiv ku ndodhet i intubuar. Shpresojë që të mos jetë’ decerrebru.’-ka thënë Besnik Ibraj.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
‘Policia rreth orës 18:25 minuta ka marrë informatë nga spitali, për një person rreth 50 vjeçar që ka arritur në gjendje kritike, si pasojë e kontaktit me rrymën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Bardhyl’ në ‘Asllan çeshme’ të Pejës. Ekipet e mjekëve po bëjnë të pamundurën, ndërsa për momentin nuk kemi mundësi për asnjë informacion shtesë meqë hetuesit kryejnë punët në vendngjarje.’-konfirmon toger Fadil Gashi , Zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.