Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaVrasja e dy vëllezërve në Gjakovë, Policia shpall në kërkim edhe një...

Vrasja e dy vëllezërve në Gjakovë, Policia shpall në kërkim edhe një të dyshuar

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:

  • Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë.

Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë” (ndodhur me datën 25.06.2023) pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë, janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur mbi dyshimin e përfshirjes në rast.

Prezenca e personit të dyshuar nuk është arritur të sigurohet, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit  Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera policore.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

Mbrëmjën e 25 qershorit, dy vëllezër u privuan nga jeta, të dyshuar për përfshirje në një konflikt me kontekst pronësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments