Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKurti takon zëvendëspresidentin Rajonal për Evropë të Koorporatës Financiare Ndërkombëtare, flasin për...

Kurti takon zëvendëspresidentin Rajonal për Evropë të Koorporatës Financiare Ndërkombëtare, flasin për investime të reja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij zëvendëspresidentin Rajonal për Evropë të Koorporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), Alfonso Garcia Mora.

Në këtë takim kryeministri shoqërohej nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

“Ne e shohim IFC-në si një aktor të rëndësishëm në angazhimin tonë për të nxitur më shumë zhvillim dhe punësim”, u shpreh Kryeministri Kurti në fillim të takimit. Ai shtoi se vlerëson angazhimin e IFC-së në vendin tonë në punën e tyre me sektorin privat dhe ofrimin e ekspertizës së saj.  Ai theksoi se agjenda jonë e reformave ka qenë e fokusuar në bërjen e Kosovës një treg atraktiv për bizneset dhe investimet.

Veçanërisht janë thjeshtuar procedurat për regjistrimin e një biznesi, për marrjen e licencës ose lejes, procedurat tatimore janë automatizuar dhe hapat e tregtimit e procedurat tjera janë shkurtuar ndjeshëm.

Kryeministri Kurti theksoi dhe arritjet e Qeverisë, sidomos sa i përket politikave ekonomike si rritja e të hyrave, rritja ekonomike dhe rritja e punësimit.

Mora e përgëzoi Qeverinë për këto arritje, veçanërisht për stabilizimin e ekonomisë pas pandemisë. Ai propozoi fusha të bashkëpunimit me Qeverinë në ofrimin e mbështetjes ndaj institucioneve mikrofinanciare, përkrahje për Qeverinë në iniciativa për mobilizimin e kapitalit të sektorit privat në zhvillimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore e sociale, dhe bashkëpunimin potencial në fushën e tranzicionit energjetik.

Në këtë mënyrë, Mora theksoi gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë dhe rritjen e involvimit më të madh të IFC-së në Kosovë.

Gjithashtu u diskutua dhe për mbështetjen e IFC-së për projektin e banimit të përballueshëm, për të cilën Qeveria po punon intensivisht në realizimin e tij.

IFC ka potencial global që mund të përdoret për të ofruar më shumë mbështetje për Kosovën. Kryeministri Kurti ritheksoi dhe njëherë gatishmërinë për të dëgjuar rreth vizionit mbi të ardhmen e prezencës së IFC-së në Kosovë, punën e përbashkët dhe thellimin e bashkëpunimit. Kjo është hera e parë që një zëvendëspresident i IFC-së viziton Kosovën.​

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments