Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaPolicia vrau një 17-vjeçar, shpërthejnë protestat në Francë – arrestohen 150 persona

Policia vrau një 17-vjeçar, shpërthejnë protestat në Francë – arrestohen 150 persona

Në Francë kanë shpërthyer protestat pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar të martën.

Adoleshenti i quajtur Nahel, u qëllua nga policia pasi i njëjti nuk u ndal për një kontroll nga ana e policisë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka bërë të ditur se rreth 150 persona janë arrestuar gjatë protestës natën e mbrëmshme, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, objektet komunale, shkollat dhe stacionet e policisë ishin shënjestër e protestuesve nëpër të gjithë vendin.

Gjatë protestave shumë vetura janë djegur, teksa policia janë sulmuar edhe me fishekzjarre të cilat u hodhën në drejtim të tyre.


 

PROMOTED CONTENT
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments