Presidenti i SHBA, Joe Biden duket se i ka bërë zakon gafat në daljet e tij për mediat.
Biden mendon se Vladimir Putin është dobësuar tërësisht nga tentativa për rebelim të Wagner, por në vlerësimin se çfarë pasojash do të ketë kjo në konflikt, ai ngatërron Ukrainën me Irakun.
“Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak. Ai po e humb luftën në shtëpi dhe është bërë paksa i pafavorshëm në mbarë botën. Dhe nuk është vetëm NATO. Nuk është vetëm Bashkimi Evropian. Është Japonia. Janë, ju e dini, 40 kombe”, duke iu referuar opozitës kundër Putinit.
Biden ka ngatërruar konfliktin në Ukrainë me atë të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut në vitin 2003, duke iu përgjigjur gazetarëve përpara se të nisej për në Çikago.