Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për vizitë te shtëpitë e tre policëve të kidnapaur nga Serbia me 14 qershor.
Kurti ka shkruar në Facebook se për Bajram i vizitoi policët Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, të cilët i falënderoi për qëndresë e besim.
“Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia”.
“Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Policët kosovarë u kidnapuan brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.
Për këtë ka pasur kërkesë ndërkombëtare drejtuar Serbisë që t’i lirojë ata. /Gazeta Express