Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaReynolds: Kontributi i FSK-së për paqe, forcë e trajktore e Kosovës

Reynolds: Kontributi i FSK-së për paqe, forcë e trajktore e Kosovës

Guvernatorja e Ajovës, Kim Reynolds, në konferencën për media, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi lart përkushtimin në vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Ajovës në fusha të ndryshme, jo vetëm në atë të sigurisë.

Guvernatorj Reynolds, duke shprehur ngushëllime për tragjedinë që ka ndodhur në Pejë nga vërshimet, ku, për pasojë, humbën jetën nëna me të birin 5-vjeçar, shtoi se çmon angazhimet dhe bisedimet për mundësitë e shumta për ta thelluar e zhvilluar partneritetin 10- vjeçar

“Popujt tanë janë gjithnjë e më afër. Marrëdhëniet tona speciale janë të ndërtuar mbi një themel të fortë në partneritet të sigurisë ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe të FSK-së, që vazhdon të lulëzojë edhe tani”, deklaroi Reynolds.

Tutje, ajo, duke kujtuar angazhimit të FSK-së për paqe në Kuvajt, theksoi se tani Kosova po kontribuon për paqen në botë, që siç u shpreh ajo, “kjo tregon forcën dhe trajektoren e Kosovës”.

Reynolds përmendi bashkëpunimin  e Kosovës me Ajovën në fusha të ndryshme, qoftë në arsim, ekonomi, kulturë, etj., teksa vuri në dukje projektin “Gratë në Energji”, një mundësi që edhe gratë të mund të ndikojnë n zhvillimin ekonomik të vendit edhe në këtë sektor.

Më tej, guvernatorja Reynolds tha se jemi të përkushtuar në zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit me Kosovën edhe në fushat tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments