Friday, October 18, 2024
HomeLajmeKosovaPresidentja Osmani falënderon ShBA-të për lirimin e tre policëve

Presidentja Osmani falënderon ShBA-të për lirimin e tre policëve

Presientja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falenderuar ShBA-të për lirimin e tre policëve kosovarë që ishin rrëmbyer nga Serbia.

Ajo falenderimin e bëri në konferencën për media me Guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds.

“Më lejoni të shpreh falenderimet për gjithë punën që ka bërë ShBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar. Uroj që policët të përballojnë këtë situatë të rëndë dhe të rikuperohen nga kjo ngjarje tragjike për të gjithë popullin e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Sipas saj, marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve ishin të rrënjësura në vlera të përbashkëta.“Fuqizimin ndërkombëtar të Republikës e shohim vetëm me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments