Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaOperacion i Policisë FAST në disa lokacione, arrestohen dy persona

Operacion i Policisë FAST në disa lokacione, arrestohen dy persona

Dy persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar janë arrestuar sot në Istog dhe Malishevë. 

Që nga mëngjesi i sotëm, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të madh në rajonin e Malishevës dhe të Istogut. Aksioni policor po zhvillohet kundër krimit të organizuar dhe trafikimit.Siç raporton portali Indeksonline, bazuar në burime brenda organeve të rendit, në këtë aksion është i përfshirë njësiti FAST Kosova.

Një zëdhënës i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar zhvillimin e aksionit dhe arrestimin e dy personave.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit )ILECU), ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy meshkuj, kosovar”, ka thënë sot Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Një zëdhënës i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar zhvillimin e aksionit dhe arrestimin e dy personave.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit )ILECU), ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy meshkuj, kosovar”, ka thënë sot Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.Dy personat e dyshuar kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments