Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeLista Serbe përsëri me kërkesa për KFOR-in dhe EULEX-in

Lista Serbe përsëri me kërkesa për KFOR-in dhe EULEX-in

Lista Serbe sot u ka bërë thirrje misioneve të KFOR-it dhe EULEX-it që të dislokojnë pjesëtarët e tyre në “të gjitha pikat e rëndësishme” në veri të Kosovës dhe në këtë mënyrë “të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në terren”.

Lista në një deklaratë ka vlerësuar se deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës për konfiskimin e një sasie të madhe të armëve dhe eksplozivëve në veri të Kosovës janë “vetëm pjesë e aktivitetit propagandistik të Prishtinës me qëllim të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës në terren”.

“Arrestimet dhe rrahjet e pabaza të serbëve, marshimi deri në dhëmbë i njësive të armatosura shqiptare, patrullimi me autoblinda pranë nënave serbe me fëmijë sikur të ishim në mes të luftës, të gjitha synonin përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në terren me qëllim për të kryer persekutimin e heshtur të popullit serb nga vatrat e tij, të cilit bashkësia ndërkombëtare duhet t’i përgjigjet sa më parë”, thuhet në deklaratë.

Policia e Kosovës parandaloi një sulm terrorist, ka thënë mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, menjëherë pasi një numër i madh i automjeteve të blinduara dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës kanë arritur në Zveçan.

Sipas fjalëve të tij, në një makinë u gjet një sasi e konsiderueshme armësh – një thikë, një grenzë, eksploziv dhe municione me uniforma.

Me atë rast, drejtori i të ahtuquajturës zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, në konferencën e sotme për media tha se “plani i kryeministrit të Kosovës dhe institucioneve të Prishtinës është që armët e grumbulluara nga qytetarët në Kosovë të përdoren për të shkaktuar krizë të re dhe arrestojnë serbët”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments