Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media.
Konferenca sipas njoftimit ka të bëjë me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme lidhur me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake. Në konferencë pritet të marrë pjesë ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së z. Gazmend Hoxha”, thuhet në njoftimin e policisë.