Thursday, November 28, 2024
HomeLajme“POLITICO” i rikujton Kosovës që SHBA është jetike për sigurinë: Vetëm pyetne...

“POLITICO” i rikujton Kosovës që SHBA është jetike për sigurinë: Vetëm pyetne Ukrainën

Gazeta prestigjioze amerikane “POLITICO” përmes një artikulli me autor Matthew Karnitschnig ka shkruar për fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nevojën për ta pasur Shtëpinë e Bardhë aleate.

Në fillim të këtij shkrimi, “POLITICO” thekson se në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë nuk ka ndonjë shtatore të ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac apo ndonjë shesh me emrin e ish-presidentit gjerman, Gerhard Schroder dhe as ndonjë rrugë me emrin e Javier Solanës së Spanjës.

Por, autori shkruan se mund të gjesh shtatore të Bill Clinton e Madeleine Albright dhe liderë të tjerë amerikanë që kanë udhëhequr fushatën e bombardimeve të NATO-s më 1999 për të parandaluar masakrat e forcave serbe mbi popullsinë shqiptare të Kosovës, transmeton Express.

“POLITICO” tutje shkruan se pavarësisht faktit se shumë vende të NATO-së kontribuuan në operacionin e bombardimeve, kosovarët s’kanë iluzione rreth asaj se kush vërtet i shpëtoi ata nga gjenocidi.

Këtu kujtojnë fjalët e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj të thëna në vitin 2019 në shënimin e përvjetorit të intervenimit të NATO-s

“Falë SHBA-së ne kemi lirinë dhe demokracinë dhe ishim të aftë të ndërtonim shtetin e Kosovës”, është citati i Haradinajt nga “POLITICO”.

Gazeta prestigjioze amerikane thotë se shumë pak gjërat kanë ndryshuar që nga fushata e bombardimit të ndodhur rreth 25 vjet më parë. Madje “POLITICO” thekson se nëse asgjë, Evropa është edhe më e varur në aspektin e sigurisë nga SHBA se sa kishte qenë atëherë.

“Vetëm pyetne Ukrainën”, thuhet në artikull.

Autori i këtij artikulli në “POLITICO” thotë se derisa Gjermani vitin e kaluar frikësohej se do të viheshin nën shënjestër të Rusisë nëse do t’i shisnin Rusisë automjete luftarake të viteve 70-ta, SHBA-ja vetëm se ishte duke i dërguar Ukrainës armatim të rëndë, transmeton Express.

“Që nga nisja e invazionit të Rusisë në Ukrainë vitin e kaluar, SHBA ka dërguar në total më shumë se 43 miliardë euro ndihma ushtarake, në substancë më shumë se të gjitha vendet evropiane të kombinuara së bashku”, thuhet në artikull derisa citohen të dhënat e Institutit Gjerman të “Kiel” për Ekonomi Botërore, të dhënat e të cilëve mbulojnë periudhën 24 janar 2022, 24 shkurt 2023.

“POLITICO” tutje përmend edhe kontributin e Francës për Ukrainën. Në këtë shkrim thuhet se, presidenti i Francës Emmanuel Macron prej vitesh ka fantazuar për “autonominë strategjike” evropiane, derisa në total ka kontribuar në total 447 milionë euro, edhe pse Franca ka premtuar armë shtesë nga shkurti.

“POLITICO” potencon se Republika Çeke një vend shumë më i vogël se Franca, ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë 566 milionë euro.

“POLITICO” në vazhdim thotë se përfundimi për gjithë këtë, është se pa ndihmën e SHBA-së, flamuri rus do të valonte nga Khersoni deri në Lviv deri tani, dhe se trupat ruse do të qëndronin rojë në kufirin e BE-së nga Baltiku deri në Detin e Zi.

Gazeta amerikane madje thotë se ka qenë pikërisht frika nga një skenar i tillë që ka bindur kancelarin gjerman që vetëm disa ditë pas pushtimit të angazhohej për të shpenzuar 100 miliardë euro për të riarmatosur Gjermaninë, si pjesë të asaj që Scholz e ka quajtur “Zeitenwende” apo një pikë kthese.

Në këtë shkrim të “POLITICO” thotë se ende buxheti që Gjermania investon në ushtri, mbetet nën objektivat e NATO-së. Gjermania shpenzon 1.6 për qind të GDP-së, derisa SHBA-ja shpenzon 3.3 %.

“POLITICO” shkruan për paralajmërimin e Gjermanisë që ta çojë investimin në ushtri të 2% të GDP-së, dhe theksojnë se edhe përkundër përshpejtimit të muajve të fundit për të ndihmuar ushtarakisht Ukrainën, mbetet ende prapa SHBA-së me diferencë të madhe.

Në Evropë, Gjermania është në vendin e dytë pas Britanisë së Madhe, që sipas vlerësimeve ka shkuar në 4.2 miliardë.

“POLITICO” tutje shkruan se pavarësisht vendimit të Scholz për atë që e ka quajtur para një viti “pikë kthese”, paratë e folura ende s’janë shpenzuar, dhe prodhuesit e armëve evropiane kanë thënë se s’do të angazhohen për hapjen e fabrikave derisa të nënshkruajnë kontrata afatgjate me qeveritë.

“Pra, pse askush në Berlin nuk është vërtet kaq i shqetësuar?”, është pyetja që shtron autori i tekstit të “POLITICO-s.

Sepse, sipas autorit të tekstit, ashtu si kosovarët, edhe gjermanët besojnë se mund të mbështeten në Amerikë, pavarësisht lëkundjeve të shkaktuara nga presidenca e Donald Trump.

“Vendet evropiane mbështeten në SHBA për gjithçka, nga mbrojtja nën ombrellën e saj bërthamore dhe prania e trupave të saj në kontinent deri te blerja e avionëve luftarakë dhe plumbave”, thekson teksti.

“POLITICO” shkruan se edhe Polonia që planifikon të shpenzojë 4% të GDP-së për ushtri, po blen tanke, avionë luftarakë dhe sisteme rakterore nga SHBA, meqë nuk ka ndërmend të shkojë e vetme kur të përballet me Rusinë.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara është themeli absolut i sigurisë sonë”, është citati i kryeministrit polak Mateusz Morawiecki që rikujton “POLITICO”.

Në fund të këtij artikulli, “POLITICO” shkruan se pavarësisht deklaratave madhështore të liderëve evropianë për qëndrim vetëm, vendet evropian ende shpenzojnë më shumë se gjysmën e buxheteve ushtarake të tyre për të blerë pajisje nga SHBA, këtu përmendet Holanda që shpenzon 95 %.

Kjo situatë “POLITICO” thotë se ka pak prova që mund të ndryshojë pavarësisht thirrje të Macron që vendet të shpenzojnë eurot e tyre në Evropë.

“POLITICO” thotë se kjo nënkupton që SHBA-ja është një aleat i domosdoshëm dhe artikullin e mbyll me citatin e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova: “Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë perëndimorë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments