Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeRama letër Macronit e Scholzit: Duhen veprime konkrete, ecejakja e Brukselit është...

Rama letër Macronit e Scholzit: Duhen veprime konkrete, ecejakja e Brukselit është bërë status-quo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar se iu ka shkruar një letër të dytë liderëve të Gjermanisë dhe Francës, ku ka kërkuar një ndërhyrje konkrete të Macron dhe Scholz me përkrahjen e SHBA-së që plani frnako-gjerman të zbatohet.

Rama thotë se kjo është e nevojshme në kushtet kur situata në veri të Kosovës po degradon, sipas tij, si rezultat i përplasjes së vazhdueshme të politikave të brendshme të kryeministrit Albin Kurti në Kosovë dhe politikave të brendshme të Aleksander Vuçiqit në Serbi.

“Pardje i kam nisur një letër të dytë, pas asaj të draft statutit, Macronit dhe Scholzit, edhe Charls Michel, lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re dhe konkrete të Francës dhe Gjermanisë si kumbarët e planit franko-gjerman, natyrisht me përkrahjen  SHBA-së, që plani të zbatohet me doemos, në kushtet kur degradimi i situatës në Veri, si rezultat i përplasjes së vazhdueshme të politikave të brendshme të dy udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë po e rrit me orë klimën e tensionit, duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të Sigurisë, që do të ishte një katastrofë në mes të cilës do të përfshihej pastaj pa evitueshmërisht KFOR-i. Por përplasje e cila edhe sikur tre orë të zgjaste, jo më tre ditë apo tre javë, do të rezultonte fatale për gjithçka është bërë në këto vite, përpjekje, nisma e veprime, në Ballkanin perëndimor, nën ombrellën e Procesit të Berlinit”, ka thënë Edi Rama në konferencë për media.

Rama ka thënë se në rast se do të ndodhte një konflikt në veri do të ishte një regres i madh, dhe sipas tij, e ardhmja e rajonit s’mund të bëhet peng i lojës politike për elektorat as në Kosovë e as në Serbi.

“Një kthim mbrapa dramatik për krejt rajonin dhe për të ardhmen e tij, që nuk mund të bëhen peng i lojës politike për elektorat, as të atyre në Kosovë e as të atyre në Serbi”, ka deklaruar Edi Rama.

Rama ka thënë se duhet marrë pala kosovare dhe ajo serbe dhe të mbyllen brenda në takim, nën ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.

“Duhet një shtysë e re. Duhet një marrje dhe mbyllje brenda, të të dy palëve, nën kujdesin e drejtpërdrejt të kumbarëve të planit që është bërë marrëveshje bazë, Francës dhe Gjermanisë. Duhet kjo. Dhe s’është ide e re e imja. E kam thënë edhe në Moldavi. Tani mendoj që është koha, sepse kjo ecejakja në Bruksel ka ardhur në një moment që është vetëm status-quo. Nuk pres dhe nuk kemi ca presim të reja, pa një shtysë të re, pa një përfshirje të re të kancelarit dhe presidentit, të cilët do të shpëtojnë jo vetëm Kosovën dhe Serbinë nga përplasja, por rajonin nga shkatërrimi it ë gjithë proceseve të nisura dhe nga asgjësimi i vetë procesit të Berlinit. Kaq e thjeshtë është kjo”, ka shtuar tutje./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments