Saturday, November 23, 2024
HomeBotaUshtria Amerikane e bën fakt, parashikon kohën e vendin e rrëzimit të...

Ushtria Amerikane e bën fakt, parashikon kohën e vendin e rrëzimit të mbetjeve të raketës kineze

Raketa kineze Long March 5B doli jashtë kontrollit dhe një pjesë e madhe e raketës, prej 18 tonësh tani është në një rënie të lirë në drejtim të Tokës.

Ndërkohë sipas CNN, parashikimi i fundit nga ushtria amerikane, e cila po ndjek lëvizjet e raketës, mbeturinat do të bien në Turkmenistan në Azinë Qendrore rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4.30 paradite IST të dielën).

Nga ana tjetër Pekini ka minimizuar frikën e një dëmi të madh. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin, këmbënguli se pjesa më e madhe e raketës do të digjet gjatë hyrjes në atmosferën e tokës dhe probabiliteti i shkaktimit të dëmtimit në tokë është jashtëzakonisht i ulët sipas tij.

Kina e lëshoi këtë raketë të quajtur Long March-5B në 29 prill. Ndërsa raketat me shumë pjesë zakonisht digjen para se të futen në orbitën e Tokës, te kjo raketë nuk po ndodh e njëjta të paktën deri më tani.

Kjo nuk është hera e parë që një raketë kineze shkakton shqetësime për planetin tonë, pasi në vitin 2020, mbeturinat nga një raketë tjetër ranë në fshatrat në Bregun e Fildishtë, një vend i Afrikës Perëndimore, duke shkaktuar dëme strukturore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments