Saturday, October 19, 2024
HomeLajmeKurti nga Brukseli pas takimeve me Borrell: Zgjedhjet në veri të paraprihen...

Kurti nga Brukseli pas takimeve me Borrell: Zgjedhjet në veri të paraprihen nga sundimi i ligjit

Kurti para gazetarëve bëri të ditur se zhvilloi takime bilaterale me shefin e Politikës së Jashtme e të Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ku sqaroi se takimi nuk ishte trelateral, sepse pala tjetër ka refuzuar një gjë të tillë.

Tutje, kryeministri Kurti foli për rrjedhën e takimeve që para katër muajsh e deri më tani, kur, siç u shpreh ai,  sot u konfirmua që kemi marrëveshje , por nuk patëm takim, teksa kritikoi sjelljen joserioze të presidentit Vuçiq.

“Unë kam ardhur për t’u takuar për t’u marrë vesh që të kemi dakordësime e të ecim përpara”, tha kryeministri Kurti, derisa shtoi se jo gjithçka varet prej tij.

“Në fillim të takimit unë kam prezantuar një dokumentacion Borrell-it e Lajcak-ut lidhur me rrëmbimi n e tre policëve të Kosovës në Leposaviq, më 14 qershor, kur janë bërë më shumë se një javë e që po mbahen peng nga Serbia në burgun e Kralevës”, duke kërkuar që ta dënojnë agresine e Serbisë ndaj Kosovës publikisht.

Tutje, kryeministri Kurti tha se është diskutuar edhe për de-eskalimin, ku nënkuptohet largimin e grupeve kriminale që menjëherë do të përcillej me zvogëlimin e trupave të policisë në ndërtesën komunave.

“Ndërkaq sa i përket zgjidhjes më të qëndrueshme, natyrisht se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri me një proces qe i paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur e fer dhe nga zgjedhjet e lira e demokratike”, tha mes tjerash Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments