Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeGrenell pas takimit me Srpskan: Ndërkombëtarët duhet t’i dëgjojnë serbët

Grenell pas takimit me Srpskan: Ndërkombëtarët duhet t’i dëgjojnë serbët

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka takuar sot serbët e Kosovës në veri, ku ka deklaruar për ta zgjidhur krizën e fundit, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dëgjojë serbët.

Ai ka thënë se lidershipi amerikan është i nevojshëm për zgjidhjen e nyjës së krizës.

Në një adresim të tij para gazetarëve, Grenell ka falënderuar 20 përfaqësuesit e serbëve për kohën që ka ndarë për t’ia paraqitur atij problemet me të cilët ata pretendojnë se përballen.

“Jam i frustruar që s’ka përfaqësues ndërkombëtar këtu. Pse s’kanë ardhur ndërkombëtarët për t’i dëgjuar këta njerëz? Pse s’janë këtu për të parë se cilat janë problemet e vërteta. Duhet t’i dëgjojmë këta njerëz. Dëgjova shumë shqetësime”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur bindjen e tij se komuniteti ndërkombëtar do të vijë për të dëgjuar serbët, sepse sipas tij, kjo është e nevojshme për të arritur progres.

Ai ka theksuar se duhet të ndalen manovrat politike për t’u konventruar në zhvillim ekonomik, që sipas tij, i jep zgjidhje problemeve të shumta.

“Po kërkoj nga BE që të fokusohet në cështjet e ekonomisë. Po ashtu i bëj thirrje qeverisë amerikane që të vijë këtu dhe të dëgjojë këta njerëz. Asgjë s’mund ta zëvendësojë lidershipin amerikan, për të cilën kemi nevojë tani. Shoh një rrugë të qartë për progres, shtensionim, për të cilin duhet ndërmarrë disa hapa të guximshëm”, ka thënë tutje ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments