Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeYuri Kim-Kurtit: Leni pak egon anash, konsideroni këshillat e miqve, miqve të...

Yuri Kim-Kurtit: Leni pak egon anash, konsideroni këshillat e miqve, miqve të vërtetë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila nga 10 korriku do të marrë pozitën e zëvendës ndihmës sekretares për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit, ka folur për situatën në veri të Kosovës. Kim i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti që të dëgjojë miqtë në raport me situatën e krijuar në veri të vendit.

Ajo ka përmendur edhe çështjen e Asociacionit, duke thënë se Kosova dhe Serbia kanë rëndë dakord për diçka të tillë dhe janë dakorduar për rrugën përpara që do të çonte në njohjen plotë të Kosovës.

Kim ka thënë se është koha që udhëheqësit të lënë pas egot e tyre dhe të marrin në konsideratë këshillat e miqve, miqve të vërtetë.Diplomatja amerikane ka thënë se nëse duhen prova për atë se sa shumë SHBA beson në Kosovën, atëherë duhet kthyer kokën pas dhe shikuar disa vite më parë.

Tutje Kim ka thënë se problemi aktualisht qëndron tek hapat dhe sekuencimi që duhet ndjekur në mënyrë që Kosova dhe Serbia të lëvizin përpara.

“Pozicioni i SHBA-ve është shumë i qartë lidhur me Asociacionin. Liderët e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për themelimin e Asociacionit, por jo vetëm në këtë, po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e plotë e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për projektin kombëtar. Kush janë miqtë tuaj. Konsideroni pak këshillat e miqve tuaj, miqve tuaj të vërtetë” , ka deklaurar ambasadorja Yuri Kim./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments