Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar në Itali për t’u takuar me Papa Françeskun
Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.
Për Papës, Kurti do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Itali. Nesër kryeministri do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.”, thuhet në njoftim.