Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Prishtinë njofton se për dy ditë do të mbyllet një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”.
Njoftimi i plotë:
Për arsye të disa sanimeve në rrugë, korsia e djathtë e rrugës “Muharrem Fejza” nga rrethrrotullimi i rrugës “B” në gjatësi prej 700 metrash do të mbyllet :
Ditën e shtunë 24.06.2023, dhe të dielë 25.06.2023
Qytetarët mund t’a shfrytëzojnë korsinë e majtë të kësaj rruge, si dhe rrugët tjera të lagjes.