Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmePolicia mohon se Njësia Speciale është penguar nga KFOR për të shkuar...

Policia mohon se Njësia Speciale është penguar nga KFOR për të shkuar në Leposaviq

Sot u raportua që KFOR-i e ka ndaluar Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës që të shkojë në Leposaviq, gjë që u mohua nga Policia.

Në një përgjigje, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe caktuara me detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.

“Ju informojmë se, të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe caktuara me detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren”, tha Kelani.

KFOR-i të shtunën, tha se dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

Në një përgjigje,KFOR tha se ata janë reaguesi i tretë, duke shtuar se Policia e Kosovës “mbetet përgjegjëse për sigurimin e ligjit në mbarë Kosovën”.

“Pas incidenteve të 29 majit, kur një numër i madh i paqeruajtësve të KFOR-it u plagosën në sulme të paprovokuara, trupat e KFOR-it janë vendosur rreth ndërtesave të komunave veriore për të ndihmuar në parandalimin e përleshjeve të mëtejshme. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments