Kombëtarja e Kosovës është nisur drejt Budapestit të Hungarisë në mëngjesin e sotëm.
“Dardanët” të hënën mbrëma do të luajnë ndaj Bjellorusisë, në stadiumin “Ferenc Szusza”
Ndeshja i takon kualifikimeve për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, atje ku Kosova tashmë thuajse nuk ka fare gjasa për të arritur.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar disa fotografi në faqen zyrtare, duke informuar për nisjen e ekipit kombëtar drejt kryeqytetit hungarez.
/Gazeta Express/