Në takime të ndara me Presidentin e Bundesratit, z. Peter Tschentscher, dhe me anëtarët e Komisionit për punë të jashtme të Bundestagut, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që Gjermania ofroi për ndërtimin e demokracisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Ajo po ashtu konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm në adresimin e sfidave të fundit në fushën e sigurisë.