Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar një foto me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.
Krasniqi poashtu ka bërë publik emrat e drejtorëve të ri në Leposaviq.
“Në takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, diskutuam për zhvillimet në Komunë me ç’rast Kryetari më njoftoi për vendimet e fundit.
Kryetari Hetemi, ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij, si rrjedhojë ka emëruar drejtorë në drejtoritë përkatëse: Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri.
Falënderoj Kryetarin Hetemi për përkushtimin e tij që të punojë së bashku me kabinetin e tij për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim” shkruan Krasniqi në njoftim