Friday, October 18, 2024
HomeLajmeKosovaPrishtina pa barnatore gjatë natës, ende s’ka rregullore për kujdestaritë

Prishtina pa barnatore gjatë natës, ende s’ka rregullore për kujdestaritë

Qytetarët të cilët gjatë natës kanë raste urgjente dhe u duhen barnat, e kanë vështirë t’i gjejnë ato, pasi që nuk ka barnatore të cilat punojnë 24 orë. Ende nuk ka një rregullore për punën e barnatoreve në kryeqytet.

Qytetarët e shumë lagjeve të kryeqytetit u duhet të enden natën, nëse kanë nevojë për të gjetur një ilaç. Derisa në lagjen Dardania ka disa një apo dy barnatore të cilat punojnë deri në orët e vona të natës, shumë lagje në kryeqytet pas orës 21 nuk kanë fare barnatore të hapura.

Vjollca Leci e cila jeton në lagjen Mati 1, thotë se në pjesën ku ajo jeton gjatë natës nuk ka asnjë barnatore që punon.

E drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Izet Sadiku ka thënë për “Indeksonline” se tani për tani nuk ka barnatore të cilat punojnë 24 orë, pasi që në bazë të rregullores orari i tyre është nga ora 7 deri në ora 22. Por thotë se janë vetëm disa barnatore një ose dy, të cilat punojnë deri në orët e vona, por jo 24 orë.

Sipas tij shumë shpejtë pritet që të miratohet rregullorja e re për orarin e kujdestarive të barnatoreve në kryeqytet.

“Në Prishtinë nuk ka fare barnatore, të cilat punojnë gjatë natës.  Ne një rregullore të komunës, thuhet se barnatoret duhet të punojnë nga ora 7 deri në orën 22. Për festa dhe vikende drejtoria e shëndetësisë bënë një orar për kujdestari të barnatoreve. Për këtë arsye ne e kemi  formuar një grup punues dhe jemi duke e përgatitur një rregullore, e cila shumë shpejtë do të kaloj, do të jetë në debat publik dhe do të aprovohet në asamblenë e kryeqytetit për orarin e kujdestarive. Realisht ne i kemi involvuar në këtë iniciative, të gjithë akterët,  Odën e Farmacistëve të Kosovës edhe Shoqatën e  Farmacistëve, me qëllim që të gjithë akterët t’i japin mendimet e veta dhe shumë shpejtë do ta kemi orarin e barnatoreve në kryeqytet. Besoj që kjo rregullore do të aprovohet shumë shpejtë besoj gjatë muajit korrik “, tha Sadiku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments