Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKryeministri hungarez nis vizitën zyrtare në Tiranë

Kryeministri hungarez nis vizitën zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Orban është pritur nga kryeministri Edi Rama në ambientet e kryeministrisë.

Kryeministri hungarez do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, të cilët pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Pas takimit që Orban do të zhvillojë me Ramën, kryeministri do të ketë dhe një vizitë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1274461936506652

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments