Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeDeputeti Abrashi: Milenkoviq ka rrahur shqiptarë që 10 vjet, më keq se...

Deputeti Abrashi: Milenkoviq ka rrahur shqiptarë që 10 vjet, më keq se në vitet e 90-ta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se të gjithë duhet t’i gëzohen arrestimit të Milun Milenkoviq- Llune, i cili është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale.

Ai në  RTV Dukagjini, ka thënë se Milenkoviq, ka rrahur shqiptarë që 10 vite, më keq se në vitet e 90-ta.

“Ka rrahë shqiptarë që 10 vjet më zi se vitet e 90-ta. Po flasim për një njeri i cili është specializu në arte marciale, me detyra nga Beogradi për të mbjellë terror”, ka thënë ai.

Abrashi tha se Njësia Speciale e Kosovës, tërhiqet nga veriu në momentin që tërhiqen kriminelët.

“Forcat e Policisë së Kosovës, tërhiqen në momentin kur tërhiqen kriminelët, sepse aty ku është krimi është policia. Nuk mund të bëjmë kompromis me mandatin me të cilin i ngarkohet policisë nga kushtetuta. Aty ka kriminelë qartazi që lidhen me politikën e Beogradit”, ka thënë ai.

Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, që u arrestua të martën në veri të vendit për sulmet që bëri ndaj pjesëtarëve të KFOR-t dhe policisë, tashmë nga njësitet e Policisë së Kosovës është dërguar në gjykatë.

Ai dyshohet për disa vepra kriminale, ndërsa thuhet se është një nga udhëheqësit kryesorë të formacionit ilegal “Mbrojtja Civile”, që ka shkaktuar tensione në veri të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments