Përparim Ramës i është paraqitur sot edhe një sfidë në detyrën e tij në krye të Prishtinës. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Bersant Beka, drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës ka paraqitur dorëheqjen.
Dorëheqja e Bekës nuk ka marrë ende “aminin” e drejtuesve të komunës dhe deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim për pranimin e dorëheqjes se tij. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi të drejtorit të Administratës në kryeqytet. Ineksonline ka tentuar të kontaktojë Bekën, por që i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.