Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë opozitës që mund ta pyesin bashkësinë ndërkombëtare se pse nuk po reagojnë për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga Serbia.
Kurti i është përgjigjur Abeldard Tahirit, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, se ambasadorët takojnë vazhdimisht opozitën në Kosovë dhe mund t’i pyesin ata.
“Lirisht në takimet që keni, jeni më shumë të mirëseardhur t’i pyesni KFOR’in pse nuk keni reaguar për rrëmbimin e tre policëve”, ka thënë Kurti gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.
Më tutje, Kurti ka thënë se kur e kanë arrestuar Llunen, atëherë kanë bërë një akt deeskalimi, pasi “Llune e eskalonte”.
Më tutje, Kurti tha se kryetarët shqiptarë në komuna po mundohen të krijojnë ekipe nga komuniteti serb.
“Lulzim Hetimi dhe kryetarët e tjerë po përpiqen vazhdimisht që të ketë edhe nënkryetar e drejtorë nga komunitetet”, ka thënë Kurti. /