Monday, November 25, 2024
HomeLajme“Qelia dhe ushqimi kanë qenë të tmerrshme”, rrëfimi i kosovarit që u...

“Qelia dhe ushqimi kanë qenë të tmerrshme”, rrëfimi i kosovarit që u lëshua sot nga Serbia

Shtetasi i Kosovës, Esat Muqolli, është liruar sot pasi ishte arrestuar ditë më parë nga policia e Serbisë në pikë-kalimin kufitar në Merdare. Muqolli në një rrëfim për FRONTAL në T7 ka treguar se si ka ndodhur arrestimi, për trajtimin që e kishin pasur nga policia serbe dhe për kushtet gjatë qëndrimit në burg për 48 orë.

Muqolli ka thënë se ishin nis bashkë me mikun e tij për të shkuar në Gjermani, por problemet kishin filluar pasi kishin kaluar në anën tjetër të kufirit.

“Jam nis atë ditë me këtë mikun me shku për Gjermani, për me e marrë një veturë atje. Sa kemi shkuar në Merdar, tek ne kaluem mirë, kur dolëm andej ata na ndaluan. Na morën dokumentet dhe s’na i kthyen. Na thanë shkoni me veturë tek parkingu. Kemi çuar atje veturën, dhe jemi kthyer. Polici që ishte në shallter, ua dha dokumentet nja dy civilëve, dhe ata na kanë shti në atë zyrën e vet. S’kemi ditur pse po na ndalin. Pastaj na kanë thënë se duhet me ardhë në Kurshumli me neve. Arsyen, thanë veç duhet me shku me dhanë një deklaratë. Kemi shkuar atje, kerrin e kemi lënë këtu. Unë shkova me Dervish Maliqin atje”, ka thënë ai në FRONTAL.

Tutje Muqolli thotë se i kanë futur në një xhip, dhe u kanë kërkuar për t’i ndalë telefonat. Ai ka treguar se e kishte lënë të ndezur lokacionin, për ta ditur një prej të afërmeve të tij se ku po i dërgojnë policia serbe. Qytetari nga Podujeva ka thënë se ka qenë i shqetësuar meqë nuk e ka ditur se ku po i dërgojnë.

Ai ka deklaruar se u kanë thënë se akuzohen për dëmtim të disa kontnierevë, gjë për të cilën Muqolli thotë se është habitur meqë s’ka qenë fare në dijeni për diçka të tillë.

“Na kanë shti në xhip, dhe na kanë thanë ndalni telefonat. Unë e kam lëshu lokacionin, me e dite deri ku po na çojnë. Se nuk e dinim se ku po na dërgojnë. Është një far frike se nuk ju dihet këtyre. Kemi nejt tri ore në Kurshumli në stacion policor. Pas tri ore u ardhë një avokat. Tha jam avokat i juaji, mos u shqetësoni. Tha akuzoheni për një akuzë, që unë as se kam ditë, akuza ishte bërë vitin e kaluar. Për disa kontiniera të dëmtuar në Serbi, diku një dem 600 euro. As që e kem ditë. Kur kam dëgju jam çuditë. Këta ta mathin ni akuzë pa qenë hiq”, ka deklaruar tutje.

Pastaj ka treguar se i kanë dërguar në Prokuple. Muqolli ka thënë se gjatë rrugës i kanë trajtuar mirë, mirëpo gjendja në qelinë ku i kanë vendosur ka qenë e tmerrshme. Ai ka shtuar se edhe ushqimi ka qenë jashtëzakonisht i keq dhe se s’kanë ngrënë bukë prej dy ditësh.

“Na kanë çu edhe në Prokuple, na i kanë heq krejt teshat, na kanë kontrollu. Na kanë shti në çeli. Ata policët që na i këqyren letrat në Prokuple e luajtën kokën, thanë politikë o kjo. Udhës s’na kanë maltretue kurgjo. Edhe atje kur shkuem na kanë prit mirë. Na kanë marrë kuletat telefonat. Na kanë shti me një qeli. Qelia ka qenë mjerim, vec që s’kem pas qare, na kanë pru ushqim po ai ushqim nuk u hante. Papastërtia ka qenë e tmerrshme. Në atë qëli kemi qëndru prej pardje. Para orës 11 mbrëmjë atje, deri sot në mëngjes 9 ora. Na kanë marrë na kanë pru në qytet.Vendimi i Gjykatës ishte për të na liruar, se s’kishte prova. Na morën në pyetje. Se ku punoni e çfarë bëni”, ka shtuar tutje.

Ai në fund ka thënë se familjarët kanë qenë jashtëzakonisht të shqetësuar.

“Janë shqetësuar familja boll”, ka përfunduar Esat Muqolli./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments