Friday, October 18, 2024
HomeLajmeKosovaOpozita dënon agresionin e Serbisë, kërkon raportimin e Kurtit për rrëmbimin e...

Opozita dënon agresionin e Serbisë, kërkon raportimin e Kurtit për rrëmbimin e policëve

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës e kanë dënuar agresionin e Serbisë kundrejt Kosovës derisa kanë kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend lidhur me rrëmbimin e tre policëve kufitar.Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi, në seancën e Kuvendit ka thënë se e dënojnë agresionin e Serbisë me rastin e kidnapimit të policëve në territorin e Kosovës.

“Në emër të LDK e dënojmë fuqishëm agresionin e Serbisë duke kidnapuar policët. Është një veprim i cili në asnjë rrethanë nuk duhet të përsëritet. Në emër të LDK-së kërkojë që të bëhet në një kohe sa më të shkurtet të bëhet kthimi”, ka theksuar Gashi.

Ai ka kërkuar raportimin e kryeministri Albin Kurti, për situatën në veri dhe rrëmbimin e policëve.

“Kërkoj që kryeministri të vijë sa më shpejtë në një seancë dhe të raportojë për situatën në veri, për gjendjen e policëve, aq sa ka informacion, dhe për hapat dhe veprimet e ndërmarra”, ka theksuar Gashi.

Ai ka thënë se kërkojnë që Kurti të raportojë edhe për raportet me SHBA-në dhe përfaqësuesit e BE-së

“Kryeministri duhet t’i raportojë Kuvendit se cilat janë raportet me parterët tanë. Jemi në një situatë delikate ku neve na duhet informim për situatën në veri, për agresionin e Serbisë, na duhet informim lidhur me raportet e Qeverisë me partnerët ndërkombëtarë, na duhet seriozitet në qasje. Na duhet që kryeministri të mos tallet këtu duke thënë a me koordinim a pa koordinim. Pasi vjen një situatë si kjo, ku duhet koordinim andaj na duhet një seriozitet dhe maturi”, ka theksuar Gashi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se situata në Kosovë nuk është normale.

Ai ka thënë se të mërkurën ka ndodhur përshkallëzim i situatës së sigurisë dhe shkelje e sovranitetit.

Sipas tij, prioritet duhet të jetë kthimi i policëve duke garantuar sigurinë dhe shëndetin e tyre.

“Ju ftoj ta ftoni kryeministrin Kurti të vijë në sallë dhe të na njoftojë për hapat qe është duke i marrë për kthimin e policëve. Ju ftoj të kontaktoni menjëherë me kryeministrin dhe kabinetin e tij që të caktojmë një seancë. Nuk është e drejtë që ne të sillemi dhe të vazhdojmë sikurse asgjë të mos ketë ndodhur. Sot duhet ta kemi kryeministrin këtu dhe të vijë të raportojë. Kemi nevojë që të diskutojmë dhe të jemi të koordinuar me njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Serbia t’i lirojë policët e Kosovës.

Sipas tij, ajo çka çfarë ka ndodhur të mërkurën ka qenë provokim i drejtpërdrejtë dhe është një akt që duhet të dënohet.

“Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk harron. Kjo porosi që e kemi vendosur është për SHBA-në, NATO-n dhe BE-në. Sot kryeministri habitet pse po rri në heshtje faktori ndërkombëtar. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar urgjentisht të bëjë thirrje për lirim të policëve. Veprimet amatoreske në veri të Kosovës dhe shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë në këtë situatë. Në emër të grupit parlamentar kërkojmë nga kryeministri të vijë dhe të raportojë. Nuk ka asnjë logjikë kur në mëngjes takohet Këshill i Sigurisë të sillemi zakonshëm”, ka thënë ai.

Deklarimet jashtë rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës kanë ardhur duke e shmangur agjendën e seancës së sotme, me kërkesë të opozitës.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është e vërtetë që në Kosovë nuk është një gjendje e zakonshme.

Ajo ka thënë se vendi është përballur me një akt barbar nga Serbia.

Sipas saj, faktet, dëshmitë dhe krejt çka është mbledhur nga vendi i ngjarjes tregojnë se policët ishin në territor të Kosovës.

Ka shtuar se Kuvendi e ka për detyrë të mbrojë integritetin dhe sovranitetin e vendit.

“Sot ky Kuvend e përçon mesazhin e unitetit se të gjithë jemi bashkë. Pajtohem dhe i kemi bë ftesë kryeministrit që kur e ka kohen e përshtatshme të vijë dhe të diskutojmë por duhet që ne të vazhdojmë që te kryejmë detyrat tona dhe të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës. Kjo tregon se këto ndodhi nuk mund të na ndajnë. Dje presidentja e Kosovës mbajti fjalimin historik në PE duke e prezantuar Kosovën në ngjyra dhe mënyrën më të mirë të mundshme. Dje Kosova vazhdoi masën e paraburgimit për një kriminel e në të njëjtën ditë Serbia hyri në territorin e Kosovës dhe cenoi sovranitetin. Nuk ka krahasim në këto ngjarje. Më e mira e mundshme që mund të bëjmë sot është të vazhdojmë me detyrat tona dhe në këtë mënyrë të përcjellim mesazh uniteti”, ka thënë ajo.


Miratohet Projektligji për ndryshimin e Ligjit për minierat dhe mineralet

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe minerale.

është bërë pasi që Projektligji është hedhur për herë të dytë në votim dhe pas pritjes prej rreth 40 minutave për t’u arritur kuorumi. Ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Vendenis Lahu, ai i cili ka ardhur me vonesë.

Ndonëse kanë qenë në sallë deputetët e opozitës nuk kanë marr pjesë ne votimin e këtij Projektligji.

Herën e parë në votimin e Projektligjit kanë marr pjesë vetëm 59.

Kjo ka qenë pika e vetëm e rendit të ditës në seancën e parë të caktuar për të enjten, por me kërkesë të deputetëve të opozitës në këtë seancë, duke u shmangur nga rendi i ditës, janë mbajtur edhe deklarime jashtë rendit të ditës, në të cilat është folur për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, që ka ndodhur të mërkurën në veri të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments