Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se sot është dita e parë e republikës së tretë popullore të Kosovës
Ai përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot është dita e parë e vendit, ku gjyqi i popullit i udhëhequr nga fëmijë të lazdruar do të jetë mënyra e funksionimit në këtë shoqëri.
Ai ka ironizuar duke thënë që ta mbyllin mendjen, mediat, gjyqet, t’i shajnë miqtë dhe të ecin përpara deri në përjetësi.
Postimi i tij i plotë:
Miremengjesi gjitheve ne diten e pare te republikes se trete popullore te Kosoves!
Thash t’iu rikujtoj qe sot eshte efektivisht dita e pare e vendit ky gjyqi i popullit i udhehequr nga femije te lazdruar do te jete menyra e funksionimit ne kete shoqni!
Mbyllni mendjen, mbyllni mediat, mbyllni gjyqet, shani miqte, edhe veq perpara deri ne perjetesi!
Mjesi nga Prishtina
Republika Popullore e Kosoves.